Agjencia Zhurnal.mk

Ligji për mbrojtje dhe shpëtim në seancën e sotme të Qeverisë

Shkup, 21 janar – Qeveria në seancën e sotme në Shtip, në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, do të vendoset rreth Propozim  – ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim. Nga Qeveria informojnë se do të vendoset edhe rreth Propozim-ligjit për ratifikimin e amendamentit ndaj Protokollit të Montrealit për substancat që e varfërojnë shtresën e ozonit, që për në seancë e hartoi Ministria e Punëve të Jashtme. Në këtë seancë duhet të vendoset edhe për fillimin e realizimit të projektit ndërtimin e digës me objekte shoqëruese “Otinja” në Komunën Shtip.

“Qeveria sot do ta shqyrtojë edhe informacionin për nevojën e fillimit të aktiviteteve për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare midis Republikës së Maqedonisë së Veriut me Agjencinë për Komunikime dhe Informacione të NATO-s (NATO Communication and Information Agency – NCIA),  si dhe informacionin për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Marrëveshjes së pjesshme për Kartelën rinore me qëllim të promovimit dhe lehtësimit të mobilitetit të të rinjve në Evropë”, informojnë nga Qeveria.

Seanca e 4-t e rregullt e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me të cilën kryeson kryeministri Oliver Spasovski, pritet të fillojë në orën 17.30 dhe do të mbahet në godinën e Komunës Shtip.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...