Shkup, 28 tetor – Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, vonë pasdite kaluan në Komisionin e Shëndetësisë. Ligji para deputetëve në seancë plenare është paraparë që të sillet me procedurë të shkurtër, ndërsa mbledhja është caktuar për sonte në orën 19:30.
Për Ligjin, që miratohet me procedurë të shkurtër dhe ndryshimet e të cilit kanë lidhje me masat për përballje me virusin korona, deputetët e shumicës në pushtet parashtruan pesë amendamente, ndërsa amendamente kishin edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Një pjesë e amendamenteve ishin pranuar nga propozuesi.
Anëtarët e Komisionit paradite debatuan edhe për refuzimin që të nënshkruhet borxhi nga Banka Botërore për spitalet për Kovid, por edhe për mungesën e komunikimit mes pushtetit dhe opozitës për masat për virusin korona, ndikimin e ndotjes së ajrit që këto ditë gjithnjë e më shumë po rritet dhe akuzat për moskujdes nga ana e pushtetit.