Maqedoni TOP LAJM

Ligji për Mbrojtjen e Popullatës nesër në seancë plenare

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Nesër Kuvendi voton nevojën e Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Burime nga koordinimi i grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit konfirmojnë se në takimin e sotëm palët janë pajtuar që në seancën plenare të së martës nevoja të votohet me procedurë të shpejtë.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke folur për nevojën e këtij ligji theksoi se policia do të ketë të drejtë ndërhyrje në grumbullime në kundërshtim me ligjin, ose me denoncim paraprak nga qytetarët. Për rëndësinë e miratimit të ligjit foli edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili kërkoi votimin e tij sa më shpejtë të jetë e mundur për shkak të ballafaqimit më efikas me pandeminë. Me ndryshimet e fundit parashikohet mbajtja e obligueshme e maskave në ambiente të hapura, ndalesa për grumbullimin e më shumë se 4 personave pas orës 22 dhe ndalesa për grumbullime familjare.

Postime të ngjashme

Sofja e çmon reagimin e shpejtë të Shkupit kundër provokimeve

T E

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska pozitive me Covid-19

admin

Qyteti i Shkupit e vazhdon afatin për subvencione për inverterë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...