Maqedoni

Ligji për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit hyri në procedurë parlamentare

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Komisioni Kuvendor për çështje evropiane sot në lexim të parë e shqyrtoi dhe dha mbështetje për Propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, me të cilin duhet të sigurohet parimi i barazisë dhe parandalimit të mbrojtjes nga diskriminimi në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa në Kuvend hyri me flamur evropian.

Me Ligjin ndalohet çdo diskriminim në bazë racore, të ngjyrës së lëkurës, preardhjes të përkatësisë kombëtare ose etnike, gjinisë, orientimit seksual, identitetit, përkatësisë së grupeve të margjinalizuara, gjuhës, shtetësisë, preardhjes sociale, arsimimit, religjionit ose bindjes fetare, bindjes politike, bindje tjetër, pengesa, mosha, gjendja familjare ose martesore, statusi pronësor, gjendja shëndetësore, statusi shoqëror dhe personal dhe ç’farëdo lloj baze tjetër.

“Apeloj që ligji të sillet sa më parë, sepse ndoshta për ne është vetëm vendim ligjor, një pjesë e detyrave tona të punës, por për disa qytetarë në shtet është çështje fati”, tha ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska në arsyetimin e ligjit.

Ligji tha ajo, paraprakisht ka kaluar proces të gjatë të harmonizimit në shoqëri me OJQ, ndërsa është marrë edhe mendim pozitiv nga Komisioni Venecias dhe se vërejtjet e Komisionit ishin ndërtuar në të. Si i tillë është miratuar në Kuvend, pas së cilës nuk është nënshkruar nga ish presidenti Gjorgje Ivanov. Prejse është kthyer në Kuvend ai është sjellur sërish, por në maj të këtij viti ishte hequr nga Gjykata Kushtetuese për shkak të asaj që nuk është miratuar me shumicë të nevojshme prej 61 deputetëve.

Ligji, potencon Shahpaska, është nga vlera thelbësore për të gjithë qytetarët dhe mbrojtjen e tyre nga diskriminimi, por gjithashtu e rëndësishme është edhe në procesin e fillimit të negociatave me BE-në dhe harmonizimin e të drejtës së Bashkimit Evropian.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet demokratik dhe modern social në të cilin të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjeve. Një nga vlerat themelore të rendit kushtetues mes tjerash është respektimi i parimeve demokratike dhe të drejtat e njeriut. Në nenin 9 të Kushtetutës është konfirmuar se të gjithë qytetarët në shtet janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht gjinisë së tyre, racës, ngjyrës së lëkurës, arsimimit, preardhjes kombëtare dhe sociale, bindjes politike dhe fetare, si dhe gjendjes shoqërore dhe pronësore. Prej këtu del baza kushtetuese për sjellje të këtij ligji”, tha Shahpaska.

Të gjithë personat fizik dhe juridik, organet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjeve lokale, personat juridik me autorizime në të gjitha fushat e jetesës shoqërore janë të detyruar ta respektojnë këtë vendim ligjor. Ligji, tha ministrja, i definon format e diskriminimit sipas standardeve ndërkombëtare.

Sipas propozimit që është në procedurë kuvendore, Komisioni duhet të përbëhet prej shtatë anëtarëve të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit zgjidhen me mandat 5 vjeçar, me të drejtë të zgjedhjes së sërishme të njëpasnjëshme. Gjatë zgjedhjes së përbërjes së parë të Komisionit sipas këtij ligji, katër anëtarë zgjidhen me mandat prej pesë viteve, ndërsa tre me mandat prej tre viteve, me të drejtë të zgjedhjes së sërishme. Nga radhët e anëtarëve të zgjedhur në paragrafin e këtij neni, Komisioni zgjedh kryetar me mandat prej një viti, pa të drejtë të zgjedhjes së sërishme. Anëtarët e Komisionit duhet ta reflektojnë përbërjen e shoqërisë në tërësi dhe gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit zbatohen parimet për përfaqësim adekuat të të gjitha grupeve shoqërore, parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i pjesëtarëve të bashkësive dhe pjesëmarrjes së balancuar gjinore.

Në debatin kuvendor deputetët e opozitës thanë se pajtohen me nevojën të sillet ky ligj, por paralajmëruan se në debatin e amendamenteve në lexim të dytë të ligjit do të dorëzoj amendamente, të cilat siç thanë do ta përmirësojnë vendimin në pjesën e bazave për diskriminim, por veçanërisht në pjesën e zgjedhjes së komisionit me qëllim që të formohet trup efikas për mbrojtje të qytetarëve nga diskriminimi.

Postime të ngjashme

Nikolovski në videokonferencë me përfaqësues të CDI

T E

Shkollat e mesëm ultimatum MASH-it: Pa mësim të kombinuar, bojkotojmë

T E

Mbledhje e NATO-s për përkrahje të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi për ballafaqim me Covid-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...