Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ligji për përdorim të gjuhëve, ndërrohen tabelat informative nëpër rrugë

Tetovë, 10 shkurt – Seksioni i Tetovës pranë Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale (Rrugët e Maqedonisë) sot filloi me vendosje ne tabelave të reja informative në autostradën A2 Shkup-Tetovë në të cilat tani përveç gjuhës maqedonase ka informata edhe në gjuhën shqipe.

Sipas informative nga seksioni i Tetovës të ndërmarrjes publike ndryshimi vjen pas sjelljes së ligjit për përdorim të gjuhëve me ç’rast përveç gjuhës maqedonase zyrtare dhe shkrimit të tij cirilik në tabela duhet të shfrytëzohet edhe gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe).

“Në autostradën në hyrje të Tetovës është vendosur një tabelë e re më e madhe dhe me formë të ndryshme portal tabelë informative. Në tabelë tani informatat janë theksuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në shkrimin latin”, informojnë nga ndërmarrja publike – seksioni Tetovë, përcjell Zhurnal.mk

Tabelat do të ndërrohen gjatë muajve në vijim. Përveç në autostradë tabela të reja do të ketë edhe në rrugët tjera rajonal dhe magjistrale. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...