Ligji për përfaqësim të drejtë – Shqiptarët të kërkojnë garanci nga Venecia

nga Redaksia

Shkup, 12 qershor – Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm ndoshta në botë që është ngatërruesi më i madh kur vjen puna te zbatimi i ligjeve. Këtu asnjëherë nuk bëhet ligj se si të zbatohet ai dhe si të zgjidhet problemi, por ligj i cili nuk do respektohet dhe i cili do të mbetet nëpër labirinthet e ndryshëm. E tillë është edhe përpjekja për sjelljen dhe zbatimin e ligjit për përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat”, shkruan “Zhurnal.mk”.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të kalojë fillimisht në Qeveri dhe para se të votohet në Kuvend, do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim. Kjo formë nga ana e Aleancën për Shqiptarët të Taravarit, konsiderohet si përpjekje që ligji të dërgohet në vlerësim ndërkombëtar, para se të miratohet në parlament, dhe kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbrazëti juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve.

Me largimin e balancuesit, shqiptarët kanë mbetur pa ligj me të cilin do të sigurojnë përfaqësim adekuat dhe në këtë mënyrë nëpër shumë institucione ka punësime e avansime vetëm të maqedonasve, dhe nuk ka asnjë mekanizëm se si të vijnë punësime të reja.

Nga partitë shqiptare në qeveri, Billa Kasami nga koalicioni VLEN garanton se Ligj për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të ketë dhe do të miratohet. Ai shtoi se që nga fillimi partitë politike në pushtet janë dakorduar që ligji fillimisht të shkojë në Komisionin e Venecias, për të mos pasur probleme si me Ligjin për Gjuhët në Kushtetuese.

Është fakt se në të kaluarën përvoja politike ka treguar se edhe pse janë sjellë ligje, kur ka ardhur mendimi nga Komisioni i Venecias, ka pasur probleme të implementimin e saj. Në këtë formë ishte edhe ligji për gjuhën shqipe, i cili fillimisht u miratua në Kuvend, por kur shkoi në Komisionin e Venecias, ai u kthye pas si jo adekuat dhe tani nuk ka një ide se si do të zbatohet ai.

Është fakt gjithashtu se duhet të ketë Ligj për Përfaqësim Adekuat që nuk do të jetë i kontestueshëm nga Kushtetuta apo ligjet tjera dhe i njëjti do të jetë në shërbim të përfaqësimit të adekuat, ashtu siç është përcaktuar me Kushtetutë, por partitë shqiptare në opozitë duhet ta kenë një gjë të qartë se kjo mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Partitë maqedonase do ta shfrytëzojnë këtë vakum dhe do t’i mbushin institucionet me ushtarë partiak maqedonas. Kur të punësohen një numër shumë i madh i këtyre anëtarëve partiak, Ministria e Financave nuk do të jep më pëlqime për punësim të shqiptarëve me arsyetim sa ka shumë të punësuar, se administrata është e tepruar, dhe se nuk mund të bëjën asgjë për shkak të “rekomandimeve” të BE-së, shkruan “Zhurnal.mk”.

Ky truk i partive maqedonase është përdorur gjithmonë dhe kësaj radhe ata po e bëjnë të njëjtën gjë nëpërmjet mospasjes së një mekanizmi për mbrojtjen e përfaqësimit të drejtë. Prandaj, nevojitet që sa më shpejt të ketë Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Mickoski thotë se ky ligj është përgatitur dhe pritet të miratohet së shpejti në një nga seancat e ardhshme të Qeverisë, pas çka do të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias – si filtër i fundit para se të kalojë në procedurë parlamentare, por VLEN duhet ta dijë se Komisioni i Venecias ndonjëherë kërkon muaj dhe vite për të kthyer përgjigje, prandaj nuk guxon të bien pre e këtyre “lojërave”.

Është fakt se para se të hyjë ligji në fuqi është më mirë t’i ketë kaluar të gjitha filtrat që mos të ketë probleme në të ardhmen, por duhet të kërkojnë garanci se përgjigja nga Venecia duhet të jetë shumë e shpejtë. Nëse nuk e kanë këtë garanci, ata duhet të kërkojnë sa më shpejt ligj për përfaqësim të drejtë, sepse në të kundërtën do të vazhdojë trendi i punësimeve “plotë” me “zero”, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More