Agjencia Zhurnal.mk

Ligji për Prokurorinë hyn në procedurë kuvendore, të martën në debat publik

Shkup, 27 janar, zhurnal.mk – Ligji për prokurorinë publike këtë javë hyn në procedurë kuvendore, ndërsa pas takimit të pasuksesshëm të grupeve partiake të punës të premten, tentim i ri për përafrimin e qëndrimeve do të jetë debati publik që të martën do ta organizojë Komisioni parlamentar për sistem politik.

Kryeministri Oliver Spasovski dje paralajmëroi se Ligji për Prokurorinë Publike do të dorëzohet në Kuvend shumë shpejtë dhe u bëri thirrje partive politike ta mbështesin.

“Veçanërisht dua t’iu bëj thirrje deputetëve të opozitës parlamentare, nga partia më e madhe opozitare që të ndalojnë me kalkulimet partiake, me politikbërje, me vendosjen e interesave të tyre politike dhe personale para interesave të shtetit dhe përfundimisht të vendosen në një ligj që do të nënkuptojë rritje të garantuar të drejtësisë, rritje të garantuar të gjyqësorit të prokurorisë publike, nga njëra anë dhe e dyta të ndihmojnë të paktën një herë që t’i realizojmë interesat tona në pjesën e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave”, tha Spasovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...