Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarët ka thënë se pandemia ka ndikuar dhe e ka rënduar punën e shtëpisë ligjvënëse.
Ai tha se si rezultat i realitetit të ri, u anuluan edhe zgjedhjet parlamentare, ndërsa foli edhe për ligjin për regjistrimin e popullsisë.
“Në lidhje me ligjin e ri për regjistrim,ligji do të vendoset në seancë më 18 janar. Ligji i përmbush kushtet për zbatimin e regjistrimit, ndërsa zbatimi i plotë do të varet nëse deputetët do të dorëzojnë amendamente dhe nga puna praktike në terren”, tha Xhaferi.
Ndryshe, Kuvendi me punë do të vazhdojë pas 11 janarit, ndërsa seanca e re do të caktohet për më 18 janar./Zhurnal.mk