Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ligji për Shtetësi, priten amendamentet!

Shkup, 4 shkurt – Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvend nuk do të mblidhet për të diskutuar për propozim-ligjin për shtetësi, deri sa shumica parlamentare nuk definon amendamentet. Kryetari i Komisionit në fjalë Mile Talevski, deputet nga radhët e LSDM-së, thotë se amendamentet do të harmonizohen edhe me opozitën shqiptare.

“Bëjmë konsultime nëse (ligji për shtetësi) mundet të korrigjohet me amendamente, kurse më pas duhet të bisedojmë me propozuesin, a janë të pranueshme amendamentet për to. Bëhet fjalë për problem shumëvjeçar prandaj duhet zgjidhje cilësore e cila do të jetë në harmoni me konventat evropiane për shtetësi dhe për zgjidhje e cila nuk do të jetë pengesë në rrugën tonë evropiane”, tha Mile Talevski, kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si propozues, kërkon që ligji të shqyrtohet me urgjencë dhe të ofrohet zgjidhje për personat pa shtetësi.

“Si koalicion opozitar kemi vlerësuar se ligji për shtetësi dhe propozimi ynë është çështje që duhet të zgjidhet me urgjencë sepse po zhagitet për gati 30 vite. Shumica parlamentare duhet ta dije se s’ka konventë ndërkombëtare qe pajtohet me këtë status-quo që rreth dhjetëra-mijëra qytetarë të ngelin pa shtetësi. Ky paralajmërim i shumicës nuk duhet të shërbejë si strategji për ta stërzgjatur këtë proces. Talat Xhaferi ta thërrasë menjëherë seancën për këtë propozim-ligj, ndërsa shumica por edhe opozita maqedonase të parashtrojnë amendamentet e tyre të arsyeshme…”, thonë nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Seanca plenare ku në rend dite është ligji për shtetësi ka filluar më 14 dhjetor ndërsa pikërisht kjo është ndër nismat e mbetura pa epilog. Nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi thonë se seanca plenare nuk mund të vazhdohet deri sa pika nuk është shqyrtuar dhe nuk ka kaluar në Komision. (Fatlume Dervishi/Alsat-M)

Postime të ngjashme

DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse

D V

Rektorati I Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup me apel për vaksinimin e stafit dhe studentëve të UNT-së

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...