Ligji për shtetësinë e Maqedonisë nesër në Kuvend, nëse miratohet do të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 20 korrik – Ligji për shtetësi me flamur evropian të enjten do të gjendet para deputetëve në Kuvend.

 

Nga partia “E majta” thonë se ligji është i dëmshëm për interesat e maqedonase dhe do të nxisë ndryshime serioze në strukturën etnike në Maqedoni. Ata shtojnë se kundërshtojnë uljen e viteve për marrjen e shtetësisë nga tetë në shtatë vite dhe fshirjen e betimit për lojalitet.

Deputeti nga kjo parti, Boris Krmov thotë partia e tij do të bllokojë punën në Kuvend te të gjitha ligjet që ndodhen në procedurë ose do të dërgohen në të ardhmen. Nëse ky ligj kalon në Kuvend, atëherë po ashtu paralajmërojnë kundërshtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se me këtë ligj do të zgjidhet problemi me personat që me dekada jetojnë në Maqedoni pa shtetësi.

Related posts

Arrestohet për trafikim migrantësh 35-vjeçari nga Llojani i Kumanovës

N E

Shekerinska takon sekretarin amerikan të mbrojtjes në Uashington

Redaksia

SHBA e dëshpëruar që Shkupi dhe Tirana nuk filluan negociatat, i bëjnë thirrje BE-së të mbajë premtimin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com