Ligji për vetëqeverisje, në komisionin amë

nga Xh M

Propozim-Ligji për Vetëqeverisje lokale po diskutohet në Kuvend në komisionin amë, një ditë pasi mori dritën jeshile të nevojës në seancë plenare. Shumica parlamentare e procedon atë drejtë leximit të dytë me bindjen se do ta ketë edhe mbështetjen e opozitës, përkatësisht Frontit Evropian brenda të cilëve numëron shumica e Badenterit. Me propozimin e ri parashikohet që komunat në të cilat krerët u larguan shkaku i zgjedhjes së tyre për deputet ose emërimit për ministra, zgjedhjet të mbahen në afat të rregullt me ato të vitit 2025 në tetor. Në arsyetimin e ligjit është theksuar se kjo bëhet me qëllim që të shmangen harxhimet e panevojshme për zgjedhje të dyfishta apo përsëritje të procesit zgjedhor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More