Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat.

Postime të ngjashme

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

N E

Joe Biden i propozon Vladimir Putinit takim të nivelit të lartë

N E

SHBA do të rrisë numrin e forcave ushtarake në Gjermani

N E

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...