Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ligjvënësit refuzojnë veton e Trumpit

Ligjvënësit amerikanë kanë refuzuar veton e presidentit, Donald Trump, duke e kaluar me shumicë votash buxhetin vjetor për ushtrinë.

109 republikanë bashkuan të hënën votat me demokratët kundër kryetarit të tyre, rreth tre javë para se Trumpi t’ia dorëzojë Shtëpinë e Bardhë demokratit Joe Biden.

“Vazhdoj ta përkrah ligjin si 20 ditë më parë, siç bëri edhe 80 për qind prej nesh në Dhomën e Përfaqësuesve. Nuk kemi ndryshuar asnjë presje,” tha një nga kongresmenët republikanë.

Buxheti për ushtrinë me vlerë 740 miliardë dollarë ishte kundërshtuar javën e kaluar nga kreu i shtetit amerikan, ndër të tjera, me arsyen se parashikonte ndryshimin e emërtimit të disa bazave ushtarake që tani mbajnë emrin e gjeneralëve të Luftës Civile Amerikane, e që tani vlerësohen si racistë e si palë në skllavërimin e komunitetit afroamerikan të kohës.

Buxheti do kalojë tani në Senatin e kontrolluar nga republikanët, së bashku me një ndryshim në paketën financiare për efektet e pandemisë së Covid-19 që e rrit ndihmën ekonomike për qytetarët nga 600 dollarë në 2 mijë dollarë, një dëshirë kjo e presidentit Trump.

Ndërsa vijon beteja politike në Kongres, me fitoren e zgjedhjeve më 3 nëntor, kryeshtetari i ardhshëm i Amerikës, Joe Biden , po përgatitet të marrë detyrën më 20 janar.

Ai akuzoi një ditë më parë administratën republikane se po pengon kalimin normal të pushtetit.

“Kemi hasur pengesa nga lidershipi politik në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Zyrën presidenciale të Menaxhimit dhe Buxhetit. Kjo po ia vështirëson qeverisë tonë detyrën për të mbrojtur qytetarët amerikanë, interesave tanë, kur kërcënimet në botë sa vijnë e shtohen dhe kundërshtarët tanë sa vijnë e përshtaten, e këto dobësi të momentit ata mund t’i shfrytëzojnë,” deklaroi demokrati Biden.

Postime të ngjashme

Zelandë e Re, mbyllet Auckland, shkak një infeksion i ri i koronavirusit

S.B.

Qindra vajza lirohen pas rrëmbimit në një shkollë të Nigerisë

S.B.

OKB: Mijëra sirianë, ende të zhdukur

S.B.

3 943 të vdekur në 24 orët e fundit në Gjermani

S.B.

Gjeorgji, Michel kërkon dialog për kapërcimin e krizës

S.B.

Garland i afrohet konfirmimit për Prokuror të Përgjthshëm të SHBA

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...