Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga ‘Lija e Majmunëve’.
MSH bën thirrje që qytetarët të lajmërohen të mjeku nëse kanë simptoma.
Ndryshe, të paktën dy vende jashtë Afrikës kanë raportuar raste me mpox (lija e majmunit) pasi – pak ditë më parë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se virusi ishte bërë një “urgjencë e shëndetit publik”.
Virusi hyn në trupin e njeriut përmes lëkurës ose nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Më pas përhapet përmes gjakut duke bërë që një person të përjetojë simptoma të ngjashme me gripin dhe të zhvillojë lezione në lëkurë.