Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur shpresën se situata politike në vend do të zgjidhet së shpejti. Ai theksoi se procesi i konsolidimit të institucioneve është i vështirë dhe kërkon angazhim nga të gjitha palët, raporton Ekonomia Online.
“Kosova nuk e ka luksin të mbetet pa institucione,” u shpreh Limaj, duke shtuar se pret që në ditët në vijim të ketë lëvizje pozitive drejt formimit të tyre.
“Shpresoj që gjera do të ndryshojnë në vijim, vërtete është pak një lojë nervash por konstituimi i ka vështirësitë e veta. Besoj që në ditët në vijimin të gjithë do të angazhohen për të kontribuar për te dalë nga kjo situatë dhe Kosova të fitojë institucionet e veta. Një gjë duhet ta kemi të qartë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër Kosova nuk e ka luksin që të mbetet pa institucionet shpresoj që të bëhet dhe formimi bëhet si nga tjetër e qytetëruar dhe shpresoj që kjo ndodh”, ka thënë Limaj
Limaj theksoi se kushdo që e fton, do të shkojë, por sipas tij, një takim me Kurtin nuk ka ndodhur.
“Jo, jo bre jo se marova t’u ju thanë. Kush t’më thirrë, takohemi, kam thënë” – tha ai.