Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate, tha se nga takimi në Washington më 4 shtator në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, pritet një rikthim i fuqishëm i dialogut i cili ka për qëllim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.
Limaj, partia e të cilit është pjesë e Qeverisë aktuale në Kosovë, thekson për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian do të përshpejtojnë marrëveshjen e shumëpritur. Kurse, për mospërfshirjen e opozitës në procesin e dialogut ai mendon se ‘opozita në instancën e fundit kurrë nuk mund të jetë kundër një marrëveshjeje të mirë e cila mbyll çështjet e hapura me Serbinë’. Limaj foli edhe për çështjen e presidentit të ri si dhe zgjerimit të koalicionit qeveritar.