Agjencia Zhurnal.mk

Limaj: Nuk ka asnjë vend në botë që qeveria e rrëzon veten në situata të tilla

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se krizën qeveritare e ka shkarkuar vetë qeveria.

Sipas tij, është e vërtetë që vendet e tjera të botës janë duke u ballafaquar me krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19, por siç deklaroi Limaj, në asnjë vend të botës qeveria nuk e rrëzon veten, raporton lajmi.net.

“Nga fillimi, qeveria e kosovës cdo ditë e ka promovuar rrëzimin e saj nga veprimet e saj. Është e vërtetë se çdo vend i botës po përballet me krizën e koronavirusit dhe jo krizën politike. Por, nuk ka asnjë vend në botë që qeveria e rrëzon veten në situata të tilla me veprimet e saja”, deklaroi Limaj.

Sipas tij, kriza qeveritare është shkaktuar që nga java e kaluar kur njëri nga partnerët hoqi besimin e partnerit qeverisës.

Limaj po ashtu tha se me kohë ia ka bërë të ditur qeverisë, e kryeministrit Kurtit për këtë situatë, pasi që sipas tij, Kurti nuk duhet të vihet në paranojë nga institucionet e tjera.

“Qëllimi im ka qenë me paralajmërua që Qeveri të marrë detyrat e veta dhe kryeministri të marrë detyrat e veta dhe të mos bëhet peng dhe të mos  ketë paranojë nga institucionet e tjera”, u shpreh Limaj ndër të tjerash.

Limaj kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e rëndojnë edhe më shumë situatën e qytetarëve dhe të gjejnë sa më parë një zgjidhje politike.

Ai po ashtu i bëri apel ministrave që të angazhohen edhe më shumë në këtë situatë me komunat të cilat po përballen me COVID-19. /Lajmi.net/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...