Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Limaj takon shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim, Limaj vlerësoi kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen e dhënë institucioneve të drejtësisë.

Kreu i Nismës theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdojë të ndihmojë edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.

Siç thuhet në njoftim, në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark, u zotua se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

Postime të ngjashme

Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë licencon pesë laboratorë tjerë për testime

admin

Serbia nuk respekton pikat e marrëveshjes së Washingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës

S.B.

Tensionohet situata në Kuvend, Driton Selmanaj: Zoti ka me jua kthy!

B M

Kryhet raundi i dytë Hoti -Vuçiq, takimi i radhës në Bruksel më 28 shtator

admin

Osmani: Jemi në proces të diskutimeve me Kurtin për bashkëpunim

S.B.

Pacolli: Formimi i Ushtrisë së Kosovës ishte një ëndërr për të gjithë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...