Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Lind pas 27 vitesh bebeja nga embrioni i ngrirë

Zhurnal Ads

Edhe pse Molly Gibson ka vetëm një muaj në jetë, ajo mund të ishte lindur kurdo në këto 27 vitet e fundit. Embrioni i saj u fut në ngrirje në tetor 1992 dhe qëndroi në atë gjendje deri në shkurt 2020, kur Tina dhe Ben Gibson, nga Tenesi, SHBA, e birësuan. Tina e lindi Molly-n në fund të tetorit, rreth 27 vite pas ngrirjes.

Lindja e Molly-t besohet se ka vendosur një rekord të ri, të mbajtur më parë nga motra e saj e madhe, Emma, e ardhur në jetë gjithashtu pasi ishte vendosur në ngrirje. Megjithatë, rekordet nuk i interesojnë familjes Gibson.

“Emma ishte realizimi i dëshirës sonë për të pasur një fëmijë”, tha Tina Gibson për CNN. “Ndërsa Molly është një tjetër histori lumturie, dhe është bukur që kemi thyer një tjetër rekord”.

Emma lindi në nëntor 2017, pasi embirioni i saj kishte qëndruar në ngrirje për 24 vite. Të dyja bebet erdhën në jetë falë ndihmës së Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, në SHBA, ku embrionet ruhen në ngrirje deri sa gjendet një familje që dëshiron t’i birësojë.

Nga statistikat e qendrës në fjalë rezulton që lindja e dy vajzave është një mrekulli. Rreth 75% e embrioneve i mbijetojnë transferimit nga trupi i nënës biologjike në ngrirje, ndërsa 25-30% e të gjitha transferimeve të embrioneve në mitrën e gruas që dëshiron t’i birësojë kanë sukses.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bill Gates zbulon teorinë më të çuditshme të konspiracionit rreth tij

S.B.

Pesë arsyet pse nuk duhet të ngatërroheni me SHBA-në

S.B.

Droni kap peshkaqenin dy metra, që notonte vetëm disa metra larg peshkatarëve në ujërat e Australisë

S.B.

Eksperti i UFO-ve thotë se ‘ora po troket’ në zbulimet e mundshme sizmike

S.B.

Një burrë u gjet duke jetuar në aeroportin e Çikagos për tre muaj – sepse ‘kishte frikë nga COVID-19’

S.B.

Zbulohet një popullatë e re balenash blu

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...