Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Linda Halimi prezanton këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2021”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer sërish në festivalin “Kënga Magjike”.

Artistja vjen sërish pas dy vitesh meqë në 2019 kishte bërë tërheqje nga ky kompeticion pa ndonjë arsye.

Ajo ditën e djeshme (e diel) ka prezantuar këngën e re, me të cilën do të shfaqet në “Kënga Magjike 2021”.

“Pa t’pa” titullohet projekti, i cili është një baladë që përputhet pikërisht me formatin e këtij festivali.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet Linda në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku.

Ky i fundit po ashtu është përkujdesur për producimin, miksimin dhe masterizimin e këngës.

Kjo u mirëprit edhe nga fansat e publiku dhe shumë prej komenteve deklaruan se do të fitojë në këtë festival.

Postime të ngjashme

Adriana dhe Keith kujtojnë takimin e tyre të parë

Lea Muslija

Xhensila akuzohet se kopjoi këtë skenë të klipit nga këngëtarja e njohur

Lea Muslija

Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marr një master në psikologji

Lea Muslija

Pas Rihannës, Chris Brown akuzohet për dhunë ndaj një tjetër gruaje

Lea Muslija

Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Lea Muslija

U ndanë papritur, Khloe Kardashian dhe Tristan thuhet se po i planifikonin pushimet së bashku

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...