Agjencia Zhurnal.mk.

Linda Halimi refuzoi ftesën për të qenë në Big Brother VIP: Ishte pa pagesë dhe s’mund ta lija fëmijën vetëm

Këtë muaj do të nisë spektakli i shumëpritur, Big Brother VIP.

Pritet që shumë personazhe të njohur të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku do të qëndrojnë 100 ditë për të garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

E kontaktuar për të marrë pjesë duekt se ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Kjo e fundit nuk ka mundur ta pranojë kërkesën pasi thotë se nuk ka mundur ta lërë vajzën e saj të vogël vetëm për një periudhë kaq të gjatë.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes Instagramit, ku shpërndau një titull të mediave rozë, ku shruhej: “Të marrë edhe fëmijën me vete – kërkesa e çuditshme e personazhit publik për të qenë pjesë e BB VIP Albania.

“Po, isha unë. S’mund ta leja kalamonin 100 ditë pa mamin”, shkroi këngëtarja e hitit “Pa t’pa” në mbishkrimin e postimit.

E njëjta i është përgjigjur kolegut të saj, Alban Ramosaj, i cili i ka shkruar duke e pyetur nëse do të hyjë vërtet në Big Brother VIP?

Foto: Linda Halimi/Instagram

“Jo këtë vit! S’mund të qëndroj 100 ditë pa pagesë! Nuk kishte asnjë ofertë pagese, vetëm “shpresën” për të fituar 100.000 euro, dhe unë kam fatura për të paguar”, ka qenë përgjigja e Lindës në pyetjen e Albanit.

Linda përndryshe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e një vajze të vogël pesë vjeçe. 

Related posts

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin “Coachella 2024”

D V

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M’i ka premtuar 30 mijë euro dhe s’mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

D V

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy