Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Linda Halimi rikthehet në Prishtinë, nis punën për këngën e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, së fundmi është rikthyer në vendlindje.

Ajo ka marrë rrugën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Kosovës, për të kaluar disa javë të mira pushimi në Prishtinë.

Linda, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj këto ditë imazhe të ndryshme nga udhëtimi për në vendlindje.

Ajo ateroi fillimisht në Tiranë, dhe më pas nëpërmjet transportit rrugor erdhi nga Tirana në Prishtinë.

E me të arritur në kryeqytet, Linda duket se nuk humbi fare kohë, duke iu përveshur menjëherë punës për një këngë të re.

E njëjta publikoi në InstaStory një fotografi, ku shfaqej në studion e kompozitorit të njohur Florent Boshnjaku, duke incizuar këngën e saj të re në shqip.

Linda përndryshe edhe vitin e kaluar publikoi një baladë në gjuhën shqipe të titulluar “Gur”, e cila u publikua pa klip në kanalin YouTube.

Mbetet të shihet se çfarë tjetër ka përgatitur ajo për fansat esaj, të cilët e presin prej vitesh këngëtaren shqiptare me një rikthim të bujshëm në tregun vendor të muzikës.

Postime të ngjashme

“Mala” nga Samanta Karavella vjen me këtë datë

Dafina Vidishiqi

Tayna me poza provokuese, ndërsa prezanton dukjen e re me flokë ngjyrë vjollcë

Dafina Vidishiqi

Zaimina Vasjari feston ditëlindjen, mahnit me dukjen në festë

Dafina Vidishiqi

Adriana Matoshi merr vëmendje me ngjyrat neon në paraqitjet me kostum

Dafina Vidishiqi

Albina Kelmendi sjell në versionin e saj këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën”

Dafina Vidishiqi

Kim Kardashian vishet me bikini dhe ju fton të luani tenis me të

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...