Agjencia Zhurnal.mk

Linda Halimi tregon se ka bërë ndërhyrje estetike në buzë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, përkundër se prej vitesh është zhvendosur në Amerikë, po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Krahas projekteve, viteve të fundit artistja nga Vitia është komentuar në masë të madhe edhe për ndryshimin drastik që ka bërë në dukje.

E së fundmi, Halimi përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale tregon se ka bërë një ndërhyrje në buzë.

E njëjta ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës thekson më shumë buzët dhe transformimin e saj.

“Buzë të reja, kush i ka bërë? Kjo është eksperienca ime e parë me injeksione dhe jam shumë rehat. Jam e lumtur sepse jam e frikësuar nga të pasurit ndonjë të tillë në fytyrën time”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Linda përgjatë kësaj kohe ka qenë tejet e angazhuar edhe në projekte të ndryshme muzikore.

Këngëtarja vetëm pak javë më parë solli projektin e ri të titulluar “Better You”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!