Linda Halimi vazhdon të tregojë rezultatin e arritur nga operimi në videot ku thekson të pasmet

Janë bërë disa javë që kur këngëtarja shiptare, Linda Halimi, i është nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit.

Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, iu nënshtrua një ndërhyrje të quajtur Sculpt 360+BBL, nga e cila ka transferuar dhjamin në vithe.

Derisa ka kaluar pak kohë, ylli nga Vitia po vazhdon të shfaqë rezultatin që ka arritur pas operimit.

Ajo së fundmi ka publikuar një video në Instagram të realizuar në ballkonin e shtëpisë së saj luksoze në Atlanta, të cilën e bleu pak ditë më parë.

Linda duket në formë të mahnitshme në një kostum Versace ku në pjesën e sipërme është i kombinuar me triko të tejdukshme.

“Energji e madhe”, ka qenë përshkrimi i videos.

E njëjta po ashtu u ka dhënë fansave disa detaje rreth ndërhyrjes duke u treguar se kushton deri në 14 mijë dollarë varësisht prej klinikës.

Related posts

Bebi po vjen, Emina Çunmulaj e pret ditëlindjen në spital

D V

Leonora Jakupi shijon pushimet në Turqi

D V

Arjola Demiri tregon se u fut në Big Brother VIP për fëmijët: Ata meritojnë më shumë, çmimi final është arsyeja pse ndodhem këtu

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More