Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Lindja me metodën e epidurialit; Avantazhet dhe disavantazhet

Anestezia epidurale është një analgjezik lokal, që ndryshe quhet anestezi lokale, i cili mund të përdoret gjatë procesit të lindjes ose para operacionit. Mjekimi injektohet në fundshpinë, jashtë qeses së lëngut që rrethon palcën e kurrizit dhe duhen rreth 20 minuta që të bëjë efekt.

Avantazhet. Anestezia epidurale lehtëson pjesën më të madhe të dhimbjeve në pjesën e poshtme të trupit, pa e ngadalësuar procesin e lindjes. Në të njëjtën kohë, ajo është e sigurt për foshnjën. Mjekimi rrjedh ngadalë nga pompa epidurale përmes një kateteri, për të lehtësuar dhimbjet në mënyrë të vazhdueshme. Ju do të jeni të vetëdijshme gjatë kohës që do të merrni mjekimin. Nëse do të jetë e nevojshme do të merrni edhe doza të vogla mjekimi shtesë. Epiduralja e të ecurit është një kombinim i injeksionit të epidurales me atë të shtyllës kurrizore. Ky injeksion i lë pjesërisht të lëvizshëm muskujt e mesit dhe të këmbëve gjatë

fillimit të dhimbjeve të lindjes. Kjo lloj anestezie aplikohet në disa qendra mjekësore.

Disavantazhet. Epiduralja mund të ketë një efekt më të madh në njërën anë të trupit, sesa në tjetrën. Ajo mund të ulë tensionin, i cili ngadalëson rrahjet e zemrës së foshnjës. Pas injektimit të saj, mjeku do të matë tensionin dhe nëse është e nevojshme do të kujdeset për ta normalizuar atë. Në raste shumë të rralla pas lindjes, mund të keni një dhimbje të fortë koke, kur të qëndroni drejt. Në rast se gjatë lindjes me operacion përdoret epiduralja, mpirja e shkaktuar prej saj mund të ketë një ndikim në kafazin e kraharorit dhe për njëfarë kohe, mund t’ju duket sikur keni vështirësi në frymëmarrje. Meqenëse me anestezinë epidurale nuk do të jeni të afta të zbrazni fshikëzën e urinës, mund të keni nevojë për një kateter. Gjithashtu, mund të kërkoni edhe aplikimin e një procedure tjetër, nëse epiduralja nuk funksionon ashtu siç pritej.

Anestezia në shtyllën kurrizore (spinale): kjo është një anestezi lokale që përdoret shumë pak kohë para se të hyni në operacion ose gjatë kohës që keni dhimbje, në rast se lindja pritet të bëhet brenda dy orëve. Mjekimi injektohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëngun që rrethon palcën e kurrizit në fundshpinë, dhe efekti i tij është i menjëhershëm.

Avantazhet. Anestezia në shtyllën kurrizore i lehtëson krejtësisht dhimbjet, nga kraharori deri në pjesën e poshtme të trupit, deri në dy orë. Mjekimi zakonisht injektohet vetëm një herë. Ju do të jeni të vetëdijshme gjatë gjithë kohës.

 Disavantazhet. Ashtu si edhe anestezia epidurale, kjo në shtyllën kurrizore mund të prekë një anë të trupit më shumë se tjetrën, të ulë tensionin, i cili mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës së foshnjës, dhe të shoqërohet me një dhimbje të fortë koke në ditët pas lindjes. Nëse ndikimi i anestezisë vërehet në kafazin e kraharorit, për pak kohë mund të keni vështirësi në frymëmarrje. Meqenëse duke përdorur  anestezi spinale, nuk do të jeni të afta të zbrazni fshikëzën e urinës, mund të keni nevojë për një kateter.

Postime të ngjashme

Shimpanzetë për herë të parë në histori sulmojnë dhe vrasin gorillat në natyrë

D V

Në këtë hapësirë qentë ndihen më së keqi kur mbeten vetëm

D V

Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun për të ‘luftuar’ me temperaturat 50 gradë Celsius

D V

Këto gra përqafuan kaçurrelat e tyre natyrore dhe rilindën – duken për mrekulli

D V

Zbuloni çfarë tregon forma e ballit për personalitetin tuaj

D V

Pse francezët pothuajse kurrë nuk thonë “Të dua”?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...