Agjencia Zhurnal.mk

Linja hekurudhore Shkup – Kumanovë nuk do të punojë disa ditë përshkak rrëshqitjes së trenit (Foto)

Kumanovë, 2 korrik – Zhurnal.mk – Komunikacioni hekurudhor i relacionit Shkup – Kumanovë dhe anasjelltas do të jetë jashtë funksionit ditëve në vijim përshkak rëshqitjes të vagonëve të trenit ngarkues që ndodhi sot natën rreth orës 2, transmeton Zhurnal.

Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar, por është shkaktuar dëm material.

Të punësuar nga HM Transport dhe Infrastrukturë kanë dalur në teren dhe në mënyrë intenzive po punojnë për largimin e defektit. Përshkak kësaj, udhëtarët që shfrytëzojnë linjën ndërkombëtare Beograd – Selanik dhe anasjelltas, do të transportohen me autobus nga Shkupi deri në Tabanoc dhe anasjelltas. Trenët lokal drejt dhe nga Kumanova nuk do të lëvizin në këtë periudhë disa ditore derisa të rregullohet i gjithë defekti.

Po hetohet për vërtetimin e arsyes së fatkeqësisë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...