12 vite pas fillimit të fluturimeve të lira nga aeroporti i Shkupit paralajmërohen zgjerimi i tyre edhe në vitin 2025. Në fakt që nga fundi i tetorit 2012, kur Viz Er filloi të fluturojë nga Shkupi në gjashtë destinacione të reja i subvencionuar nga qeveria, për çdo vit është zgjeruar oferta me destinacione të reja. Kjo është edhe kusht për fitimin e përkrahjes financiare nga ana e shtetit. Gjithashtu kjo kompani ajrore bëri fluturimin e saj të parë në linjën Shkup-Eindhoven në fund të tetorit 2012. Gjatë javës filloi të realizojë fluturime gjatë javës nga Shkupi për në Milano, Malmo, Mynih dhe Dortmund dhe drejt Bazelit. Më vonë u përfshinë edhe kompani tjera që fluturojnë ndaj destinacioneve të shumta ndaj Evropës. Efektet e pritshme të subvencionimit, sipas kritereve ishin që në vitin e parë të ketë të paktën 120 mijë pasagjerë të rinj, pra 10 mijë në muaj, të paktën 135 mijë në vitin e dytë dhe 150 mijë në vitin e tretë.
Në ndërkohë ministri i transportit Aleksandar Nikolloski paralajmëroi se grupi i punës që do të shqyrtojë mundësitë për fluturime të reja të lira nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. “Dëshiroj të ndaj një lajm të mirë me të gjithë ju. Sot edhe pse është e diel po punohet intensivisht. Ne morëm vendim për formimin e një grupi punues që do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për rritjen e numrit të fluturimeve nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Synimi ynë është që vitin e ardhshëm të ketë destinacione të reja që aktualisht nuk operohen nga aeroporti i Ohrit dhe i Shkupit. Në këtë mënyrë do të merrnim shumë më shumë turistë, por edhe qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë jashtë vendit më lehtë dhe më lirë. Do të bisedojmë me disa kompani globale që ofrojnë fluturime të shpejta dhe të lira dhe jam i bindur se vitin e ardhshëm do të kemi shumë destinacione të tjera”, tha ministri Nikolloski.
Pas njoftimit të fundit për fluturime me buxhet të ulët nga Maqedonia vitin e kaluar, përveç Vizer-it subvencione nga shteti mori edhe Lufthansa gjermane. Subvencioni i paguar nga shteti ynë për kompanitë e huaja është shtatë euro për pasagjer që niset. Subvencionimi çdo vit kushtëzohet me futjen e linjave të reja.
Në vitin 2023, Qeveria përfundoi një marrëveshje me linjat ajrore Vizer dhe Lufthansa për mbështetje financiare për futjen e linjave të reja ajrore nga aeroportet maqedonase, të cilat aplikuan në thirrjen publike të marsit për subvencione. Kompania ajrore gjermane nga 23 prilli filloi të fluturojë në mes të Shkupit dhe Frankfurtit, 10 herë në javë, për çka do të marrë subvencione nga shteti.
Vizer merr mbështetje financiare për të fluturuar në destinacionet: Shkup-Shtutgart, Shkup-Luksemburg, Shkup-Salzburg dhe Shkup-Lubjanë dhe planifikohet të ketë tre fluturime në javë në këto katër destinacione dhe atë nga 1 nëntori 2023.
Për fluturimet e reja ajrore, mbështetja financiare do të jetë 7 euro për pasagjer në nisje të transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, informoi vitin e kaluar më 13 prill në konferencën për media ish ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski. Duke vepruar kështu, ai tha se linjat ajrore që do të marrin subvencione do të kenë detyrimin për të operuar në linjë edhe për tre vite të tjera edhe pas përfundimit të mbështetjes financiare, e cila do të zgjasë deri në tetor 2025. Në të kundërt do të duhet të kthejnë të gjithë shumën e mjeteve që kanë marrë nga shteti. Mbështetja financiare prej 5 milionë eurosh do të shpërndahet në një periudhë trevjeçare, duke përfunduar në tetor 2025. Për vitin 2023 nga buxheti i Ministrisë së Transportit ishin janë ndarë 1.1 milionë euro.
Me avio transportuesin Lufthansa qytetarët tanë do kanë mundësinë të lidhen me më shumë se 200 destinacione, pasi Aeroporti i Frankfurtit është një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.
Pesë vite më parë , kompania ajrore “Vizer” prezantoi katër linja të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Me marrëveshjen, e cila vlente nga viti 2019 deri në vitin 2022, ishte planifikuar që Qeveria të japë subvencione prej 312 milionë denarë ose rreth pesë milionë euro.
Me një orar veror të fluturimeve që ka miratuar nga Agjencia e Aviacionit Civil të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, numri i destinacioneve të operuara arrin në 59, duke u shërbyer nga 22 linja ajrore të ndryshme. Këto fluturime kanë pësuar shkurtime të caktuara si rrjedhojë e problemeve me motorët të ndikuara nga vetë prodhuesit e tyre. Pritet që sivjet të tejkalohet transporti i 3,15 milionë pasagjerë, duke marrë parasysh trendet pozitive të vitit 2024 si nga aeroporti i Shkupit ashtu edhe ai i Ohrit lidhur me rritjen e numrit të pasagjerëve dhe numrit të fluturimeve të realizuara.
Me orarin e fluturimeve dimërore, 13 linja ajrore operuan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në 42 destinacione dhe nga Shën Apostull Pavle Ohër, tre linja ajrore operonin në katër destinacione./koha.mk