Lipjan: Gjendet një 37 vjeçare e vdekur, policia po heton rastin

Një femër e moshës 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

 

Kështu bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare”.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Related posts

Kapen rreth nëntë kilogramë substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë

D V

Kumanovari vdiq pasi ra nga ballkoni në Tiranë, nisin hetimet!

D V

Në Shkup 177 kundërvajtje rrugore, 23 për vozitje të shpejtë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com