Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Liqeni i Ohrit dhe këneta e Studençishtës përfshihen në listën Botërore Ramsar

Shkup, 7 maj 2021 – Zhurnal.mk – Me përfshirjen e Liqenit të Ohrit dhe kënetës së Studençishtës në listën Botërore Ramsar, vendi ynë, pas Liqenit të Prespës dhe Dojranit, mori habitatin e tretë dhe më të madh të ujit me rëndësi ndërkombëtare, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Regjistruar nën nr. 2449, zona është pranuar në përputhje me 9 kriteret e Konventës Ramsar dhe ka një sipërfaqe totale prej 25.205 hektarë. Do të menaxhohet nga tre komunat: Ohri, Struga dhe Debërca.

Shtojnë se regjistrimi i Liqenit të Ohrit dhe kënetës së Studençishtës në Listën Botërore Ramsar nënkupton njohjen ndërkombëtare të biodiversitetit specifik dhe të pasur, atë të specieve endemike të rralla, si dhe praninë e një numri të madh të habitateve dhe specieve me rëndësi kombëtare dhe me rëndësi në BE. Nga ana tjetër, siç thonë, kjo çon në menaxhim më të mençur dhe më të përgjegjshëm të zonës, përmirësimin e karakterit ekologjik, mbrojtjen e specieve dhe habitateve, inkurajimin e aktiviteteve kërkimore shkencore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, i cili sigurisht do të rrisë publicitetin dhe vlerësimin e zonës, rritjen e furnizimit për ekoturizmin në rajon, dhe kjo do të hapë mundësi më të mëdha për zhvillimin dhe financimin socio-ekonomik.

Vendi ynë e ratifikoi Konventën Ramsar për habitate uji ose në këneta me rëndësi ndërkombëtare në vitin 1991.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...