Kuriozitete

Liqeni në Himalaja i mbushur me kocka njerëzore mijëvjeçare

Zhurnal Ads

Himalajet janë një nga zonat më të vështira në botë për t’u arritur. Klima është jashtëzakonisht e ashpër, totalisht e pamundur në pjesën më të madhe bujqësia, vetë jeta në komunitet.

Por në kuotën e 5029 metrave ndodhet një liqen në pamje të parë aspak interesant, që mund të mbajë brenda saj një histori vërtet të veçantë, dhe ende të pazgjidhur, transmeton Shqip raportimin e mediave botërore.

Me diametër rreth 40 metra, liqeni Roopkund njihet botërisht si “Liqeni i skeleteve”. Në ujërat e cekëta të liqenit dhe përreth tij, veçanërisht gjatë verës kur pjesë e dëborës shkrihet, një peizazh vërtet i frikshëm merr jetë, duke vënë në dukje qindra kocka njerëzish ende të gjysmë të fshehura në tokë, por edhe të mbledhura dhe të vendosura sipas dëshirës së vizitorëve që gjithmonë e më shumë po i drejtohen.

Por nga vijnë gjithë ato kocka? Bëhet fjalë për qindra persona që kanë gjetur vdekjen në atë vend të humbur të planetit, për arsye ende të paqartë.

Por një studim i detajuar mbi gjenet e eshtrave të liqenit Roopkund ka nxjerrë në pah disa dukuri që në vend që të sqarojnë përfundimisht çështjen, e kanë zhytur atë edhe më shumë në mister. Studiuesit, kryesisht të universitetit të Harvardit, analizuan 38 skelete dhe rezultatet i befasuan.

Gojëdhënat lokale fillimisht tregonin se kockat mund të vinin nga persona të sakrifikuar ndaj një prej zotëve të vendit, Nanada Devi, por më së shumti mendohej se ishin tregtarë që kishin vdekur gjatë një prej stuhive të shumta që ndodhin në atë vend.

Por Adn-ja e kafkave dhe kockave të shpërndara kudo nuk gënjen. Jo vetëm që mbetjet njerëzore vinin nga 3 grupe të caktuara, por ato grupe kishin përfunduar në liqen rreth 1 mijë vjet pas njëra tjetrës.

Ndërkohë që eshtrat më të reja, rreth shekullit të 19-të, kishin origjinë aziatike, kockat më të vjetra, rreth vitit 800, nuk kishin të bënin aspak me vendin ku ndodheshin. Ata ishin pa asnjë dyshim europianë. Jo vetëm, zona më e mundshme sipas hulumtimit gjenetik është Mesdheu lindor, një zonë jo larg Ballkanit.

Asnjëri prej tyre nuk ishte i lidhur familjarisht me tjetrin, dhe pjesa më e madhe ishin të fortë dhe dukshëm më të gjatë se mesatarja aziatike. Të dhëna që mund të mbështesin një nga teoritë, që flasin për një ushtri që mund të ketë humbur rrugën, dhe gjetur vdekjen në atë vend, dhjetëra mijëra kilometra nga vendlindja.

Postime të ngjashme

Vetëm 43 persona në botë kanë grupin e gjakut “Rezus nul”

admin

Një diamant 102 karatësh në ankand në Hong-Kong

admin

Koha e përkryer për sfidë, austriaku thyen rekordin botëror – qëndron në akull 2 orë e 57 sekonda

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...