Lirohen benzinat dhe dizeli

nga Redaksia

Shkup, 26 shkurt – Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të ulet për 1,00 denarë, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL (D-E V) për 0,5 denarë për litër, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 do të jetë 84,50 denarë, EUROSUPER BS-95 do të shitet për 82,50 denarë, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) për 78,00 denarë për litër. 

Për 1,50 denarë ulet çmimi i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (EL-10) dhe një litër do të kushtojë 76,000 denarë.

Shtrenjtohet Mazuti M-1 për 0,442 denarë dhe çmimi për një kilogramë do të arrijë 43,343 denarë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More