Agjencia Zhurnal.mk

Lirohet francezi që bëri hatanë me prindërit, gruan dhe fëmijët

Francezi famëkeq që u shtir si doktor dhe më pas u mori jetën prindërve, gruas dhe dy fëmijëve të tij, fitoi lirinë pas 26 vitesh burg.

Jean-Claude Romand, tani 65 vjeç, kaloi 18 vjet të jetës së tij duke u shtirur fillimisht si student i mjekësisë, e më pas si studiues në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ai në fakt po mblidhte para duke i marrë ato nga miqtë e familjes dhe duke pretenduar se do t’i investonte në Zvicër.

Ai kreu çmendurinë në vitin 1993 pasi mashtrimi i tij ishte ekspozuar nga autoritetet. Ndërsa ishte ende në pritje të gjykimit, ai filloi një korrespondencë me autorin Emmanuel Carrere për të treguar historinë e tij të jetës dhe versionin e ngjarjeve.

Libri, L’Adversaire (Këshilltari), më në fund u botua në vitin 2000 dhe ishte një bestseller. Librit i ishte përshtatur në një film dy vjet më vonë.

Romandi ka shprehur keqardhje dhe është raportuar se është bërë “fetar” gjatë 26 viteve të burgut të tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...