Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Lirohet nga burgu aktivistja saudite Loujain al-Hathloul

Aktivistja e shquar e të drejtave të grave në Arabinë Saudite, Loujain al-Hathloul është liruar nga burgu. Ajo qëndroi për tri vjet në paraburgim dhe rasti i saj kishte shkaktuar zemërim të bashkësisë ndërkombëtare.

“Loujain është në shtëpi”, shkroi në Twitter, motra e saj, Lina al-Hathloul.

Hathloul, 31-vjeçare, është aktiviste e njohur e Arabisë Saudite e cila zhvilloi fushata të gjëra për të drejtën e grave për të vozitur makinën dhe për t’i dhënë fund sistemit të kujdestarisë nga burrat. Në vitin 2018 ajo u arrestua së bashku me disa gra tjera.

Disa javë pas arrestimit të tyre ky vend vendosi të lejojë gratë që të drejtojnë makinat.

Në dhjetor të vitit 2020, një gjykatë e dënoi aktivistën Hathloul me gati gjashtë vjet burgim mbi akuzat për lidhje me terrorizmin, por një pjesë e dënimit ishte pezulluar duke hapur rrugën për lirimin e saj të parakohshëm. Edhe pse është lënë e lirë ajo ende është në vëzhgim dhe i ndalohet largimi nga Arabia Saudite.

Lirimi i saj nga burgu ndodhë në kohën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po i rishqyrton raportet me Arabinë Saudite, në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen saudite në luftën e Jemenit.

Gjatë një fjalimi në Pentagon, presidenti Biden e mirëpriti lajmin për lirimin e aktivistes saudite. Organizatat e të drejtave të njeriut gjithashtu e mirëpritën lirimin e saj, por kërkuan që edhe aktivistet tjera të lirohen.

Sundimtari de fakto i Mbretërisë, Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, është përpjekur të marrë vendime të cilat do ta paraqisnin atë si reformator. Megjithatë kritikët raportojnë për masa të vazhdueshme ndaj aktivistëve dhe rivalëve brenda monarkisë. /REL/

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...