Lirohet nga qelia Erzen Breçani, shkon në arrest shtëpiak

nga D V

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-drejtuesit të policisë Erzen Breçani për masë më të butë siguri ndaj tij duke e lënë në arrest shtëpie.

Breçani kishte kërkuar disa herë zbutje të masës së sigurisë pasi pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.

Përveç Breçanit, me urdhër të SPAK u arrestuan edhe Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.

Pak ditë me parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e këtyre të fundit për masën e sigurisë.

Në muajin nëntor të vitit 2023, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzenit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More