Agjencia Zhurnal.mk

Lirohet nga spitali 102-vjeçarja e shëruar nga coronavirusi, një prej pacienteve më të moshuara në Britani të Madhe

Mjekët kanë duartrokitur, kur 102-vjeçarja që është një prej pacienteve më të moshuara në Britani të Madhe, është shoqëruar pas lirimit nga spitali.

Në pamjet e shpërndara, shihet Vera Beeley derisa i përshëndeste me dorë, teksa përshëndetej nga punonjësit shëndetësorë të spitalit në South Yorkshire, transmeton Telegrafi.

Gruaja e moshuar, ishte diagnostikuar me coronavirus gjatë javës së kaluar, derisa ndodhej në qendrën për të moshuar.

Atë e dërguan në spital, ku u trajtua për një javë dhe pasi që gjendja e saj është e mirë, është liruar që t’i kthehet normalitetit.

Vera është një pastruese e pensionuar, që ka dy fëmijë, katër nipa dhe shtatë stërnipa.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...