Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Lirohet pjesërisht anija e bllokuar në Kanalin e Suezit

Anija masive që ka ngecur për disa ditë në Kanalin e Suezit, thuhet se është liruar pjesërisht.

Njoftimi ka rritur shpresat se Kanali i Suezit do të rihapet prap duke lehtësuar transportin global të mallrave.

Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte “një lajm i mirë”,raporton Wall Street Journal më 29 Mars.

Mjetet ndihmëse për lirimin e saj do të vazhdonin punën për të siguruar se anija mund të lëvizte prap në kanal, tha ai.

“Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur”, shtoi Rabie.

Kompania e shërbimeve të kanalit Leth Agencie tha se ekipet e shpëtimit e kishin “zhvendosur pjesërisht” anijen.

Por, kjo kompani nuk dha detaje të tjera se kur mund të lirohet plotësisht anija.

Një video e postuar në Facebook duket se tregon lëvizjen e ashpër të anijes kontejner, duke krijuar hapësirë në kanal.

Videoja tregonte anijet tërheqëse që lëviznin rreth anijes, Ever Given.

Përpjekjet për të çliruar anijen masive 400 metra të gjatë të ngarkuar me mijëra kontejnerë u intensifikuan më 28 mars.

Ekpitet punuan për të hequr pjesë të bregut të kanalit dhe për të zgjeruar pastrimin afër harkut të anijes në një thellësi prej 18 metrash, tha në një deklaratë Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA).

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se në rast se operacioni për të liruar anijen dështon, duhet të hiqen disa nga 18 mijë kontenjerët në anije, për të zvogëluar peshën e saj.

Një operacion i tillë, sipas tyre do të zgjaste disa ditë. Anija Ever Given, e cila po transportonte kontejnerë nga Azia në Evropë, ngeci në Kanalin e Suezit më 23 mars.

Që atëherë, trafiku përmes kanalit është ndalur, duke çrregulluar rrjetin global të transportit. Më shumë se 320 anije aktualisht janë duke pritur të kalojnë përmes kanalit.

Në Kanalin e Suezit kalon rreth 12 për qind e tregtisë totale globale të të gjitha mallrave./REL

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...