Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lirohet rruga për qarkullim, makina e dyshuar pranë AKI-së konfiskohet

Policia e Kosovës ka filluar t’i heqë shiritat pranë Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, ndërsa është liruar edhe rruga për qarkullim.

Automjeti në të cilën dyshohej për mjet shpërthyes është konfiskuar.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës tha se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

“Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, tha ai.

Postime të ngjashme

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

Buxhovi: LDK’në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

T E

Mësohet nëse do të vendosen nesër masa të reja anti-Covid në Kosovë

T E

Ndëroi jetë Murat Jashari, vëllai i Komandant Kumanovës

T E

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...