Agjencia Zhurnal.mk

Lista e dyfishtë e të infektuarve në zonat me shumicë serbe në Kosovë

Në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) për numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, nuk janë të përfshirë në baza ditore edhe të dhënat nga mjediset e banuara me serbë.

Megjithatë, këto të dhëna të përditshme përfshihen në një bazë të të dhënave në nivel të Serbisë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i pranon të dhënat për të infektuarit me koronavirus nga mjediset serbe, përfshirë katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Kemi pranuar edhe raportet më të reja për të infektuarit në ditët e fundit në veri të Kosovës, por edhe nga komunat tjera ku jetojnë serbët. Këto të dhëna përfshihen në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, raportet ditore të IKSHPK-së, dallojnë nga ato që bëhen të ditura nga shtabet e krizës në komunat me shumicë serbe.

IKSHPK më 7 korrik, njoftoi se janë regjistruar edhe 183 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve dy janë nga komuna e Graçanicës dhe një në Zubin Potok. Këto dy komuna janë me shumicë serbe.

Në raportin e IKSHPK-së, më 6 korrik, thuhej se janë regjistruar 195 raste me koronavirus, prej të cilëve një është në Graçanicë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se shtabet e krizës në komunat me shumicë serbe janë të detyruar të dërgojnë një raport ditor për të sëmurët me COVID-19, në Ministrinë e Pushtetit Lokal, e cila më pas ia përcjellë institucioneve kompetente.

Ministria e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, e udhëhequr nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se ekziston komunikim i rregullt ndërmjet komunave me shumicë serbe dhe institucioneve kompetente të Qeverisë së Kosovës.

“Komunikimi dhe koordinimi me të gjitha komunat është i vazhdueshëm dhe i rregullt”, thotë Ministria e Pushtetit Lokal në një përgjigje me shkrim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!