Agjencia Zhurnal.mk

Lista e shteteve me më së shumti viktima nga koronavirusi

Më shumë se 37 mijë e 600 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në mbarë botën. Referuar statistikave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, 5 janë shtetet që kanë numrin më të lartë të vdekjeve.

Sipas të dhënave të publikuara Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve me 11 mijë e 591 persona. Në vend të dytë është Spanja me 7 mijë e 716 persona të vdekur nga COVID-19.

Statistikat rendisin të tretën Kinën, vendi ku edhe shpërtheu virusi, me 3 mijë e 305 viktima. Në vendin e katërt vjen Franca me 3 mijë e 24 viktima si dhe në vendin e pestë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 3 mijë e 3 persona të vdekur.

1- Italia: 11,591

2- Spanja: 7,716

3- Kina: 3,305

4- Franca: 3,024

5- Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 3,003

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...