Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lista e vendeve qytetarët e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR

Zhurnal Ads

Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni i janë bashkuar listës së vendeve shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR negativ. Deri tash pjesë e kësaj liste janë 20 shtete evropiane, të cilat kanë rrezik të lartë të infektimit.

E për mënyrën sesi vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit ka dhënë detaje Ministria e Shëndetësisë.

Ky institucion ka deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në uebfaqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.

“Lista është e publikuar në uebfaqen e ECDC-së dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, ka deklaruar Ministria.

Duke u bazuar në këtë listë, shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit, janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Rumania, Polonia, Çekia, Portugalia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda dhe Lihtenshtajni, raporton “Express”.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.

Situata më e rënduar është në Çeki, Belgjikë e Holandë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hoti thotë se do të ndajnë një fond të veçantë për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet

S.B.

AKR përçahet, kundërshtohet koalicioni me LDK-në

S.B.

Ende nuk ka datë për takimin e partive politike për postin e Presidentit

S.B.

Komuna e Prishtinës: Qytetari vdiq para sportelit

admin

Pamje nga aksidenti tragjik në Gjermani, ku humbën jetën 3 shqiptar (Foto)

admin

Hoti: KFOR-i dhe Italia dëshmuan se janë në mbështetje të Kosovës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...