Lista me ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë

nga Xh M

Mëlçia është një nga organet më jetësorë të organizmit. Mëlçia e një të rrituri të shëndetshëm peshon mbi 1 kilogram. Ky organ është thelbësor jo vetëm për tretjen dhe metabolizmin por edhe për imunitetin dhe përthithjen e ushqyesve. Për ata që nuk e dinin, mëlçia është e vetmja pjesë e trupit që është edhe organ edhe gjëndërr.

Ky emërtim i atribuohet sepse në rolin e gjëndrrës, mëlçia sekreton shumë substanca kimike të nevojshme për pjesët e tjera të trupit. Duke qenë se funksionet e mëlçisë janë të një rëndësie të veçantë, mirëmbajtja e saj është po aq thelbësore. Mbingarkesa e mëlçisë rrit rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjeve të kokës, problemeve me tretjen, alergjive e të tjerë. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet më të mira që e pastrojnë mëlçinë.

Hudhra
Sipas të dhënave hudhra aktivizon disa enzima të mëlçisë që ndihmojnë në eliminimin e toksinave. Hudhra përmban alicinë dhe selenium. Këto dy përbërës e pastrojnë mëlçinë, e mbrojnë atë nga dëmet toksike dhe ulin kolesterolin. Ky i fundit shkakton mbingarkesë në mëlçi dhe ndikon negativisht në funksionet e saj. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e 2 deri në 3 thelbinjve hudhër çdo ditë.

Qitro
Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë. Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë. Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.

Panxhari
Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë. Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.

Limoni
Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë. Sipas të dhënave vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More