Lista njerëzve më të pasur në SHBA, mbetet jashtë liste Donald Trump

Pandemia e cila ka prekur ekonominë në të gjithë botën, nuk i ka lëkundur aspak financat e të pasurve SHBA madje i kanë rritur.

Forbes së fundmi publikuar listën me 400 më të pasurit e Amerikës, pasuria e cilëve u rrit me 40% gjatë vitit të kaluar në 4.5 trilionë dollarë, nga 3.2 trilionë dollarë.

Sipas listës Jeff Bezos është më i pasuri në Amerikë, për të katërtin vit radhazi. Në vendin e dytë është Elon Musk, me vlerë 190.5 miliardë dollarë. Mark Zuckerberg zuri vendin e tretë, falë një rritjeje prej 63% të aksioneve të Facebook që nga lista e vitit të kaluar.

Bill Gates renditet në vendin e katërt, ndërkohë që ka mbetur jashtë liste ish-Presidenti Donald Trump.

Ndërkohë ndër gratë më të pasura në listë renditet trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, me vlerë rreth 67.9 miliardë dollar. 

Related posts

Bashkëpunim global kundër sfidave të përbashkëta

N E

Ushtria amerikane mohon se ka braktisur qentë në aeroportin e Kabulit

D V

Foshnja vaksinohet aksidentalisht kundër coronavirusit në Turqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More