Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lista Serbe dërgon në Kushtetuese Qeverinë Kurti

Lista Serbe ka apeluar në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e Qeverisë së re të marrë më 22 mars. Listës Serbe i është ndarë vetëm një ministri në Qeverinë Kurti 2, ndërsa i ka kërkuar dy ministri.

Lista Serbe përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se ankesën e ka bërë në emër të dhjetë deputetëve serbë të listës së saj dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane.

Lista Serbe ka thënë se sipas Kushtetutës u takojnë dy ministri. 

“Lista Serbe ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane, për të mbrojtur interesat e qytetarëve serbë. Apeli konteston vendimin e Kuvendit në zgjedhjen e Qeverisë së Prishtinës më 22 mars, 2021, ku qytetarëve serbë iu dha të administrojnë vetëm një ministri, ndonëse sipas Kushtetutës është e obliguar t’u ndahen dy ministri. Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendos në përputhje të drejtave kushtetuese për respektimin e të drejtave të qytetarëve serbë, por edhe komuniteteve tjera joshumicë. Ne cekim se vendimi për t’u mohuar serbëve përfaqësim fer në institucionet e nivelit qendror është kundër gjitha akteve ligjore. Ne theksojmë se nuk na duhen pozita ministrore vetëm për hir të vendeve të caktuara, por si qëllim për të përmirësuar kushtet në të cilën jetojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Në të vërtetë deputetët e Listë Serbe kishin paralajmëruar ankesë në Kushtetutese qysh më 22 mars kur u zgjodh Qeveria Kurti 2. 

Postime të ngjashme

Osmani në Austri: BE ta mbajë premtimin, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Bekim Laçi

Arrestohet babai i foshnjës që solli në jetë 14-vjeçarja në Gjakovë

Bekim Laçi

Dialogu Kosovë-Serbi, Phillips kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Bekim Laçi

Vetëvendosje dhe opozita përplasen për dialogun

Bekim Laçi

Albert Zogaj zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bekim Laçi

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...