Agjencia Zhurnal.mk

Lista zgjedhore do të ketë 1.8 milion votues, do të votohet edhe në salla sportive

Shkup, 29 qershor, zhurnal.mk – Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve të mërkurën do ta përmbyllë listën zgjedhore dhe në të di të ketë diku 1.814.000 votues, tha i pari i KSHZ-së, Oliver Derkoski në pres konferencën e përbashkët me Ministrin e Punëve të Brendshme, Naqe Çulev,transmeton Zhurnal.

“Numri i saktë do të dihet të mërkurën, ndërsa pastaj lista do të gjenerohet dhe do të dorëzohet për shtypje. Lista zgjedhore në kontinuitet po pastrohet dhe nuk duhet të ketë brengosje rreth kësaj çështje”, potencoi Derkoski.

Gjatë javës së kaluar anëtarët e KSHZ-së kanë bërë kontrollë në të gjitha vendvotimet, ndërsa një numër i madh do të dislokohen më 15 korrik që të zbatohen kriteriumet për mbrojtjen nga coronavirusi.

“Dislokojmë një numër të madh të vendvotimeve të cilat nuk i përmbushin kriteret, zëvendësuam shumë vendvotime, siguruam votim në salla sportive aty ku ka”, tha Derkoski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...