Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Listat e hapura sjellin cilësi por me këtë nuk e kemi absorbuar demokracinë

Shkup, 7 prill – Zhurnal – Sharje, ofendime, rrahje dhe mosnjohje elementare e komunikimit në mediat sociale janë disa nga skandalet e shkaktuara nga deputetët të cilët me veprimet e shëmtuara zbehin epitetin e të dërguarit të popullit, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut është nga pak vendet e BE-së që akoma përzgjedhjen e deputetit e bën me lista të mbyllura që është fshehje e identitetit të kandidatit.

Ndonëse ishte një premtim parazgjedhor i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë nga viti 2017, debati për ndryshimet në ligjin për Zgjedhjet akoma nuk ka filluar për zbatimin e votimit preferencial me lista të hapura që u jep qytetarëve mundësinë që përveç votës që ata japin për subjektin politik, të votojnë për kandidatët individualë nga lista e atij subjekti.

Ndryshimet në kodin Zgjedhor sipas analistit Erdem Amet duhet të bëhen me konsensus të qeverisë dhe opozitës, dhe nëse arrihet ai konsensus, listat e hapura mund të merren parasysh.

“Me lista të hapura, qytetarët vendosin se kush do të jetë deputet pavarësisht se ku është në listën e kandidatëve, e cila është në thelb më demokratike. Ne si vend kemi provuar të gjitha modelet. Filluam me modelin e shumicës, vazhduam me modelin e përzier të sistemit proporcional dhe shumicës, dhe tani kemi një sistem proporcional me lista të mbyllura. Në 17 vende të BE-së ekziston një sistem proporcional me lista të hapura. Vetëm në 3 vende të BE-së ka lista të mbyllura”, thotë ai.

Megjithatë, jo të gjithë pajtohen se listat e hapura brenda natës do të sjellin demokraci politike, pasi siç shprehet për Zhurnal.mk njohësi i kësaj problematike, analisti Todor Pendarov, është krijuar një famë se gjoja me lista të hapura do të absorbojmë tërë demokracinë dukë u shndërruar në një shoqëri demokratike që është larg realitetit.

“Për mua, më i kapshëm është modeli me prag zgjedhor me  një njësi zgjedhore ku do të sanksionoheshin koalicionet e mëdha parazgjedhore. Do të kisha veçuar modelin çek, ku nëse keni koalicion prej katër partishë, pragu zgjedhor është 18 për qind, ndëkohë që për partitë që garojë të vetme, kalimi i pragur bëhet me tre për qind”, shprehet Pendarov.

Për modelin që proklamohet te ne, ai thotë se në terminologjinë e zgjedhjeve quhet gjysëm i hapur, meqë listë e hapur është ajo në të cilën, nëse në zonën tuaj zgjedhen 20 deputetë, ju mund të rrethoni 20 nga parti të ndryshme.

“Edhe këtu mund të ketë paknaqësi, sepse ju mund të mos ju pëlqejë rradhitja që ka bërë partia, pradaj për mua ky model nuk është garancë për një parlamentarizëm të mirë dhe se deputetët nuk do të jenë të dëgjueshëm karshi liderit, prandaj them se ky është një proces që kërkon kulturë politike dhe vetëdije të lartë të politikanëve dhe të qytetarëve”, tha Pendarov.

Ndryshimet në kodin Zgjedhor aktualisht ndodhen të bllokuara në Kuvend, dhe pritët që pas një marrëveshjeje mes pushtetit dhe opozitës shqiptare për ligjin për Shtetësi, të futen në procedurë për votim.

Ende nuk është e qartë nëse partitë politike kanë një diponim për të miratuar Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, e cila drejtohet nga kryeminisotimin me lista të hapura në zgjedhje parlamentare, ndonëse zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, pritet të shërbejnë si një test për efikasitetin e këtij modeli.

Kujtojmë se listat e hapura ishin një zotim parazgjedhor i kryeministrit Zaev zotuar edhe në zgjedhjet e kaluara duke e vendosur këtë si premtim zgjedhor, ndërkohë që për këtë model, më të zëshme janë partitë e vogla të cilat kërkojnë edhe një njësi zgjedhore, sepse siç thonë, kjo u rrit atyre shanset të zënë ulëse në Kuvend.

BDI nga ana e saj  është shprehur e gatshme të diskutojë rreth listave të hapura, ndërkohë që partitë opozitare janë për lista të hapura, por dallojnë te numri i zonave zgjedhore.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...