Shqipëri

“Listat” jo shpikje e jona/ Balla: Është model europian, jo ekspertizë nga OSBE-ODIHR

Zhurnal Ads

Pika e cila mori gjithë vëmendjen në mbledhjen e kryesisë së socialistëve ishte diskutimi për draftin e propozuar nga mazhoranca për hapjen e listave 100 për qind.

Në mbyllje të mbledhjes, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla në përgjigje të akuzave të opozitës jashtë parlamentit shpjegoi se si do të funksionojë formula që sipas të majtës në pushtet, çon në hapjen e plotë të listave të kandidatëve për deputet.

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS

Një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbeshtetjen reale te partise politike duhet qe te permbushi legjimitetin demokratik per te pasur votat, sepse kjo nuk mund te jete qe te mblidhen 36 veta ne Tirane dhe merr secili nga 300 vota dhe ai qe ka 301 është deputeti. Ky nuk është legjitimitet demokratik, pra ai buron nga numri i votave qe ke në mbeshtetje edhe brenda rënditjes së bërë nga partia numri i votave për secilin kandidat rimodulon listën dhe kush ka marre me shume vota dhe ploteson kuorumin e nevojshem per nje mandat. Variabli është nga 9 mije qarqe të vogla në 12 mije në Tiranë.

Taulant Balla inkurajon si Partinë Demokratike, edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, të sjellin propozimet e tyre, por pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, e në rastin konkret të OSBE-ODHIR-it, e kërkuar nga opozita jashtë parlamentit për të dhënë mendimin e saj.

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS

ODHIR dhe Komisioni i Venecias që është organ i specializuar e ka thënë qartë që keto jane çështje që i perkasin sovranitetit të plote të vendeve anetare te OSBE apo Keshillit te Evropës.

Kryetari i grupit parlamentar të socialistëve u shpreh i bindur për të çuar për diskutim dhe miratim në kuvend draftin e propozuar.

Postime të ngjashme

“Beteja me COVID jo vetëm spitalore”, Rakacolli: Shkollat prioritet, nuk do të mbyllen. Kemi parasysh mirëqenien e fëmijëve në përgjithësi

S.B.

Rama: Po përballemi me armikun e padukshëm, COVID-19 si dhe me rindërtimin e shtëpive të rrënuara nga tërmeti

S.B.

Mbledhja e 3-të brenda 2 javësh, Rama sot me drejtuesit politikë të PS në qarqe për organizimin e fushatës dhe zgjedhjeve të 2021

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...