Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Listës së LDK-së pritet t’i bashkohen tri parti

Derisa afati i dorëzimit të koalicioneve të partive për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit përfundon të martën më 12 janar, partitë ende nuk kanë zyrtarizuar ndonjë bashkëpunim parazgjedhor.

Subjektet politike që deri më tani kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicione parazgjedhore janë PDK-ja dhe AAK-ja. Nisma e Fatmir Limajt është shprehur e gatshme të garojë bashkë me PDK-në, por zyrtarë të kësaj të fundit janë shprehur kundër një koalicioni me Nismën.

Partitë tjera nuk janë shprehur decidivë në çështjen e koalicioneve parazgjedhore.

LVV-ja pritet të garojë në këto zgjedhje në një listë të përbashkët me Iniciativën e Vjosa Osmanit, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare.

Në anën tjetër, “Zëri” mëson se në listën e LDK-së për këto zgjedhje do të garojnë anëtarë të tri partive tjera: AKR-ja, PSHDK-ja dhe Balli Kombëtar.https://zeri.info/inarticle.html

Nga AKR-ja ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht deklarime se ka një disponim për të garuar bashkë me LDK-në, por se nuk kanë treguar nëse një marrëveshje e tillë është arritur. Edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në deklarimet e tij për media, pranoi se janë të hapur për të futur në listë për deputetë njerëz nga AKR-ja në listë, por jo edhe të krijojnë koalocion me këtë parti apo me ndonjë tjetër.

Megjithatë, mundësia për koalicione ende nuk ka rënë nga kombinimi në kampin e partisë e cila ka drejtuar qeverinë këta muajt e fundit.

Po ashtu, “Zëri” mëson se LDK-ja pritet që më së largu të mërkurën të finalizojë listën e kandidatëve për deputetë.

Se si do të duken listat e deputetëve të partive dhe koalicioneve potenciale, mbetet të shihet më së largu të shtunën kur edhe përfundon afati për dorëzimin e listave në KQZ.

Postime të ngjashme

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

S.B.

Prokurori i Shtetit për arrestimet e zyrtarëve policorë thotë se hetimet kanë filluar që një vit

S.B.

Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugës në Fushë Kosovë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...