Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Prokuroria e Speciales kërkon që gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së të nisë në verën e vitit 2021

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021.

Këtë propozim David Hooper, avokati i ish-presidentit,  Hashim Thaçi e ka quajtur absurd.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm një vit më pas e jo më 2021.

“Mendoj që 18 muaj do të na duhen përpara se të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Propozimi që gjykimi të nisë në qershor është absurd. Kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta mund të fillojë një vit më pas”, tha Hooper.

Hooper theksoi se edhe redaktimet e aktakuzës nuk janë në formatin adekuat, sipas tij, materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen.

“Kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar në një fjali ku nuk jepet dita dhe data, kjo nuk është një format adekuat, redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, tha ai.Transmetimi i seancës statusore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur para pak çastesh. 

🔴 LIVE nga Specialja: Thaçi dhe të tjerët- konferencë për ecurinë e çështjes

🔴 LIVE nga Specialja: Thaçi dhe të tjerët- konferencë për ecurinë e çështjes

Posted by Telegrafi.com on Wednesday, November 18, 2020

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Lea Muslija

Vuçiqi falënderon policët serbë, thotë se e mbrojtën Kosovën kur u sulmua nga jashtë

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...