Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Liverpooli e demoloi Atalantën – mirëpo spektaklin e ‘vodhi’ Jurgen Klopp në bisedën që kishte me lojtarin kundërshtar

Jurgen Klopp nuk mund të besonte se si anëtari i Atalantës, Johan Mojica ra në tokë, duke kërkuar ndërhyrje të palejueshme ndaj tij.

Liverpooli triumfoi 5-0 në udhëtim te skuadra italiane, duke marrë fitoren e tretë në po aq takime të zhvilluara në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Atalantës u rrëzua në fushë, pas një dueli që zhvilloi me Georginio Wijnaldumin, derisa Klopp nuk e mori me humor.

Trajneri i skuadrës angleze i reagoi lojtarit duke i thënë se ai kishte thyer hundën e tij pesë herë kur ishte lojtarë dhe nuk ishte ndaluar loja.

“A e keni seriozisht?! E kam thyer hundën time pesë herë, nuk ka qenë asnjëherë ndërhyrje e palejuar”, dëgjohet Klopp duke i thënë lojtarit.

Për atë protestë, gjermani u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Postime të ngjashme

Perez i fiksuar pas Haaland, Reali gati të ofrojë 270 mln euro

Z H

Reagimi i babait të Messit pasi Laporta u zgjodh president i Barcelonës

Z H

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve

Z H

Pirlo: Këto ndeshje të Ligës së Kampionëve janë bërë për Cristiano Ronaldon

Z H

Real Madridi asnjëherë nuk e ngrit flamurin e bardhë

Z H

Klopp: Kjo është një ditë e re e vështirë për të gjithë në Liverpool

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...