Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Liverpooli ia rrëmben Bayernit edhe një superyll tjetër

Zhurnal Ads

Liverpool është futur në garë për mbrojtësin e Bayern Munich David Alaba dhe pasi e transferoi Thiago Alcantaran verën që lamë pas, do të tentojë t’ia marrë edhe një tjetër yll gjigantit gjerman.

Edhe pas tri përpjekjeve Bayerni nuk ka arritur që ta bindë yllin austriak që të rinovojë kontratën. Kjo nënkupton se ai mund të largohet falas verën e ardhshme dhe do të ketë të drejtë të bisedojë me klube të tjera nga janari.

28-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kyç për fitimin e tripletës këtë sezon me skuadrën e Bayernit. Ai ka kontratë më klubin deri në qershor të vitit 2021.

Në rast se gjërat qëndrojnë kështu, ai mund të nënshkruaj me ndonjë klub në janar, dhe mund të largohet nga Allianz Arena në vitin 2021 si lojtari i lirë.

Interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera përfshirë Manchester United, Chelsea, Juventus dhe Barcelona.

Por, Liverpool e ka në shënjestër lojtarin e Bayernit, dhe do të bëjë lëvizje menjëherë në muajin janar.

Alaba ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij si mbrojtës i krahut të majtë por sezonin e kaluar është transformuar në një qendërmbrojtës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mike Tyson rikthehet në ring, dhuron spektakël me Roy Jones

T E

Zidane: Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të kualifikohemi

admin

Eder Militao pozitiv me COVID-19, rrezikon ndeshjen ndaj Interit

E.E.

Habit Khabibi: Nuk kthehem në ring, kam blerë dele dhe do punoj si bujk

T E

Carragher: Liverpooli duhet ta zëvendësojë Van Dijkun me Dayot Upamecanon në janar

admin

Ceballos tregon se Real Madridi i kërkoi të mbetet në klub, por zgjodhi përsëri Arsenalin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...